Connect with us

Pinknews

BBV/ Armaldo: Po dola pa lagur nga ky nominim, unë…

Vendimi i Luizit për të dërguar në nominim Oltën, Kristin dhe Armaldon, ka frikësuar këtë të fundit, i cili prej ditësh ka folur për nominimin në shtëpi.

Duke biseduar me Nitën në oborr, Maestro tha se Luizi e dërgoi Kristin në nominim, pasi e di që ai nuk del, si mënyrë kjo për të larguar Armaldon nga shtëpia.

Armaldo tha se të gjithë kanë luajtur sipas mënyrës së vet dhe se është publiku ai që vendos se kë do largojë nga shtëpia. Ai shtoi se disa momente në shtëpi kanë qenë të vështira për të, duke veçuar zënkën me Luizin, kur nuk folën për 10 ditë rresht.

Maestro tha se po e kaloi edhe këtë nominim të fortë, situata do jetë shumë ndryshe.

 

Advertisement