Connect with us

Pinknews

BBV/ Keisi distancohet nga Kristi

Krist Aliaj dhe Kejsi Medini janë cilësuar si çift brenda Big Brother pasi ata e kanë shprehur hapur pëlqimin për njëri-tjetrin dhe nuk i kanë kursyer as puthjet. Por, sipas tyre, marrëdhënia që kanë nuk duhet të konsiderohet si një lidhje dhe ata nuk janë një “çift.” Kristi nga ana e tij ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me distancimin nga Keisi, gjë që ka ardhur pikërisht pas largimit të babait të saj nga programi.

Kristi: Ka thënë ndonjë gjë Keisi? Se po më rri shumë distante.

Luizi: Ndjehet keq në momentet kur bën debate, sidomos me mua, nuk ka gjë me ty. Ajo ma tha edhe mua. Më beso që nuk ka aspak lidhje me Sabianin.

Kiara: E paska me ty?! E ka sepse Sabi kur hapi derën i tha “me mend në kokë”. Nuk e ka me ty Luiz, nuk është kjo arsyeja. Arsyeja është vetëm babai i saj. Aq sa i ka bërë mirë ardhja e Sabit, aq edhe i ka ndikuar, se është edhe në një moshë shumë të vogël.

Pasi Kristi bisedoi me Luizin për distancimin e Keisit nga ai, Luizi shkoi dhe foli me këtë të fundit, për ta pyetur se përse po sillet kështu me Kristin.

Keisi u shpreh se nuk ka asgjë, thjesht është mërzitur pak ditët e fundit, ndërsa shtoi se disa gjeste të Kristit nuk i pëlqejën kur i bën përpara të tjerëve.

Luizi i tha Keisit se ai e do shumë atë, prandaj sillet ashtu dhe e këshilloi Keisin t’i qëndrojë pranë Kristit këto ditë, pasi i është kthyer shtëpia kundër.

Luizi i tha Keisit se ai po bën ç’mos që ta mbajë atë në shtëpi. Ai tha se do të donte që mes tij dhe Armaldos, të dilte Armaldo jashtë.

Advertisement