Connect with us

Shkrime

BBV/ Kiara dhe Luizi po dhunohen/ Shkaku: Audiencë dhe para…

“Big Brother Albania VIP 2”, vijon të mbajë të mbërthyer audiencën. Në Prime e të martës banorja më e komentuar dhe e gjykuar moderatorja Kiara Tito u përball me një surprizë të hidhur. Si fituese e postit të liderit të shtëpisë, “Vëllai i Madh” i tregoi disa nga titujt më të këqinj kundër saj. U quajt avantazh në lojë sipas Arbana Osmanit, por në rrjet po gjykohet si dhunë psikologjike dhe goditje ndaj çiftit, ose saktë dhe shkurt, përfitim për audiencë.

Pse Kiara u dhunua psikologjikisht?

1-Në klip ishin reagimet e ish-banorëve si Efi, Ermiona dhe Kejvina. Pra një “luftë” mes femrash.

2-Në klip mungonin këngët që janë krijuar për çiftin, që nuk ka ndodhur kurrë më parë në asnjë edicion të “Big”-ut.

3-Kiarës i numëruan të dashurit, dhe Arbana i kërkoi Luizit t’i rrijë afër: Ajo vajzë ka nevojë për ty. A nuk është një lojë kjo? Kur shumë banorë janë skualifikuar dhe gjykuar, një ndër to edhe Olta, dhe ishte pikërisht Arbana që dikur i ka thënë: Çdo banor ka një jetë dhe kanë informacione. Pra, produksioni rrëzoi veten dhe i tha Kiarës, pse ke bërë këtë jetë dhe pse ka përfshirë persona që nuk janë pjesë e lojës së “Big”-ut.

4-Produksioni vë pothuajse këngë të Butrinit, ish-i dashuri i Kiarës kur ka miliona këngë që mund të vendosen. A nuk është kjo një trysni ndaj saj?

Opinionistja Zhaklin Lajkatari fjalën e parë e ka: Unë si feministe! Por ajo nuk i bëri gjyq Oltës kur Efin dhe Kiarën i quajti si vajza të përdala, duke thënë se do t’u nxjerrë informatat nga jashtë kundër atyre dyjave.

“Big Brother” është një lojë e fortë, një eksperiment social që siç e quan edhe Sonila Meço banorët janë kavie, por që loja është pa rregulla fisnike. Olta vijon të votohet masivisht që të dalë, por “Vëllai i Madh” e shpall te të preferuarit.

Kiara Tito u dhunua nga ana psikologjike, në ditën e Gruas, që duheshin dhënë mesazhe të FORTA, kundër DHUNËS dhe kjo t’i ofrohet një panoramë që atë e kryqëzon si banore. Ajo e dashuron Luizin, dhe “urrejtja” nga fansat e Luizit nuk duheshin përcjellë nga media më e madhe në vend, media edukon, nuk vret dhe lëndon. Media EDUKON, nuk shkatërron. Media EDUKON, nuk duhet të dhunojë.

 

Advertisement