Pinknews
BBVIP/ Bledi-Luizit: Je i paqëndrueshëm mendërisht
Pa kaluar një orë nga qëndrimi i tij në shtëpi, Bledi u fut direkt në lojë. Biseda e tij me Luizin zgjati për më shumë e 30 minuta, ku Bledi i tha atij se ai ka paqëndrueshmëri mendore.
Kjo për shkak se Luizi, ka dy qëndrime në shtëpi. Një herë është i qetë dhe i qëndrueshëm, dhe një herë ai del nga vetja, ulëret, ofendon e kërcënon.
Luizi u shpreh se ai sulmon vetëm në kuadër të lojës, pasi nuk ka hyrë brenda në shtëpi të krijoi miqësi. Kur të dalim jashtë, mund të flasim e të rrijmë sa të duash bashkë, i tha Luizi Bledit.
Pasi Bledi u largua nga dhoma, Luizi i tha Nitës dhe Diolës se do e “shkatërroi” atë.