Pinknews
BBVIP – Dea-Luizi nuk është burrë/ Olta- Ai do bëhet agresiv dhe do vetë-shkatërrohet
Dea Mishel u ndje e kërcënuar mbrëmjen e kaluar nga Luizi, pasi ai foli me tone të ashpra për zgjedhjen e saj, që dërgoi në nominim atë, Kiarën dhe Efin.
Dea tha se dje u tremb shumë nga sjellja e Luizit.
Duke folur me Oltën dhe Tean, Dea tha se Luizi nuk është burrë që përdor atë ton zëri me një vajzë. Aq më tepër sipas saj, kur është burrë i madh.
Dea shtoi se nëse ai do ishte i vogël do e justifikonte sjelljen e tij.
Dea dhe Olta gjithashtu komentuan edhe lojën e Luizit brenda në shtëpi tani që nuk është Efi.
Dea tha se atë nuk e sheh aspak pozitiv, që çdo ditë e më shumë do bëhet më pak interesant dhe se ka karakter shumë të dobët.
Olta nga ana tjetër, u shpreh se ai pa Kiarën do bëhet shumë agresiv dhe do vetë-shkatërrohet.