Connect with us

Pinknews

BBVIP/ Largimi i Amosit sjell diskutime në shtëpi

Një seri diskutimesh ka ndodhur në shtëpi që prej largimit të Amosit.

Olta i tha Deas që ajo ka qënë arsyeja pse Amosi u penalizua dhe u eliminua nga shtëpia.  Ajo shprehet se ka dashur shumë që ata të dy të ishin bashkë madje duke bërë dhe rolin e cicerones.

Dea: Ne vendosëm të bënim një pushim bashkë, mos ndoshta i ka ndikuar e kjo? E ndjej si përgjegjësi gjatë gjithë kohës, prandaj nuk jam mirë.

Por të mendohet sikur e kam manipuluar dhe e kam përdorur nuk është e vërtetë. Ai dhe Bjordi kanëqënë dy njerëzit më të afërt që unë kam pasur këtu brenda.

Ajo  i tha banorëve që nuk e ka përdorur asnjëherë, por ndihet keq për trishtimin e Amosit ditët e fundit dhe për dëshirën e tij për tu larguar.

Olta: E ke bërë këto ditë. Ti e di mirë se çfarë jam duke thënë.

Diskutimet kanë vijuar edhe më tej ku Dea i drejtohet Oltës që është ndjerë e tradhtuar nga ajo.

Dea:Mendoj se nuk kë interes të vërtet emocional për dikë këtu brënda. Apo po e bën çdo gjë për lojë?

Olta: Çfarë loje po bëj unë me ty?

 

Advertisement