Pinknews
BBVIP/ Luizi-Kristit: Mos u trego lepur e mos u merr me lojtarët e dobët
Luizi e pyeti Tean, nëse ajo mendon se Armaldo, Kristi dhe Olta janë frikacakë.
Kjo pyetje acaroi Kristin, i cili i tha Luizit se frikacaku më i madh në shtëpi është ai. Ky i fundit madje e cilësoi treshen Olta-Kristi-Armaldo, si “lepuj”.
Ky term krijoi debat mes Luizit e Kristit. Ai i tha Luizit që atë fjalë të mos e përmendi më.
Kristi i tha Luizit të tregojë respekt dhe të mos e banalizojnë bisedën. Por, sipas Luizit, termi “lepur” nuk tregon banalitet.
…
Darka e mbrëmshme u shoqërua me diskutime të forta mes Luizit e Maestros. Luizi tha se ai nuk ndjen konkurencë me disa prej banorëve, pasi i konsideron ata të dobët.
Ai i tha Maestros, se po tregohet “lepur” që merret me konkurentët e dobët. Nëse ai vërtetë dëshiron të bëjë lojë, të merret me lojtarët e fortë.
Luizi i tha atij të merren me njëri tjetrin dhe jo me banorët që nuk ndejnë konkurencë në këtë “garë”.
Ky i fundit tha se ka dëshirë që të gjithë banorët të nominojnë atë, Armaldon dhe Oltën që të dalin përballë njëri-tjetrit në televotim.
Luizi shtoi se interesi i tij është që të heq dy lojtarë të fortë nga gara, më pas të heqë dy të tjerë dhe në finale të shkojë vetëm.