Connect with us

Pinknews

BBVIP/ Maestro këshillon Oltën: Mos u dorëzo! Vazhdo luftën tënde

Dalja e Amosit ka vënë në “pozitë” Oltën. Kjo e fundit duket së është frikësuar disi nga hyrjet e reja.

Armaldo i kërkoi Oltës të mos heqë dorë nga loja dhe të vazhdojë “luftën” e saj brenda në shtëpi. Kjo e fundit tha se mbase ajo del të shtunën, duke qenë se është në nominim me Dean dhe Tean.

Armaldo shprehu sigurinë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Sipas Maestros, Olta krijon shumë situata në shtëpi dhe ka argumenta të forta në çdo debat që ajo bën.

Mestro shtoi se “portokallja” do të rrotullohet të shtunën. Olta u shpreh se situata e krijuar në shtëpi e ka zgjuar totalisht dhe se e ka vënë në pozitë shumë të fortë.

 

 

Advertisement