Pinknews
BBVIP/ “Pse ulesh afër meje?”, Luizi-Oltës: Nuk dua të manipulosh Keisin
Luizi po bën të pamundurën që Olta të mos bisedojë në asnjë moment me Keisin.
Keisi hyri në shtëpi spektaklin e kaluar, bashkë me Bledin dhe Tanin dhe menjëherë u pozicionua krah Luizit.
Teksa ajo po darkonte me Kiarën, Luizin dhe Oltën, kjo e fundit e pyeti Luizin se pse ai ulet pranë tyre në tryezë, sepse sipas Oltës, karrigia e tij ndodhet në fund të tavolinës dhe jo pranë saj.
Luizi i tha asaj se është ulur ditët e fundit, pasi Keisi zgjodhi karrigen pranë Oltën për tu ulur. Ai i tha Oltës se nuk ka dëshirë ta lë Keisin pranë saj, sepse ajo e manipulon atë.