Connect with us

Pinknews

BBVIP/ “Unë jam shumë besnike ndaj Kristit” – Luizi shkrihet me Oltën

Bisedat mes të “burgosurve” vijuan deri në orët e para të mëngjesit. Veç debateve, nuk munguan as të qeshurat mes banorëve. Luizi ishte ai që qeshte me ironi me Oltën, pasi kjo e fundit tha se është shumë besnike dhe në jetë, por edhe në lojë. Sipas saj, ajo kurrë nuk e ka tradhëtuar Kristin, duke nënkuptuar që asnjëherë nuk ka folur keq për të, apo të merret me thashetheme me banorët e tjerë për Kristin. Kjo deklaratë e Oltës, shkriu së qeshuri Luizin, i cili i tha se ishte ajo që nxorri Amosin nga shtëpia, ndërsa i tha Oltës se Kristi nuk i beson këto fjalë, pasi nuk është “naiv” si DeaMishel. Teksa Luizi qeshte, Olta i tha Krisit që të mos bjerë “pre” e sjelljes së tij, pasi ai nuk është vetë besnik, prandaj bën ashtu.   I pyetur nga Olta nëse ai e beson apo jo një gjë të tillë, Kristi i tha që të mos e vërë në këtë pozitë të vështirë.

 

 

 

Advertisement