Connect with us

Kosova

“BE e ka ekspozuar Vuçiçin, cilat do të jenë pasojat”

“Veprimtaria e vazhdueshme e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç me qëllim shkatërrimin dhe destabilizimin e rajonit, është manifestuar përmes inicimit të projektit Bota Serbe, i modeluar sipas Botës Ruse të Putinit, ndërhyrjes së hapur në punët e brendshme të Bosnjës dhe Hercegovinës (duke shkelur standardet e përcaktuara nga Marrëveshja e Paqes së Dejtonit) dhe Mali i Zi (nga pengimi flagrant i proceseve demokratike, që pothuajse çuan në konflikte civile në vend) dhe mungesën e plotë të iniciativës lidhur me problemet e akumuluara në Kosovë, (mosbashkëpunimi me komunitetin ndërkombëtar në rastn e hetimit të sulmit terrorist Banjskë) ka tronditur rrënjësisht bindjen e burokracisë së BE-së se Vuçiç mund të ndiqte përfundimisht agjendën evropiane dhe të largohej nga idetë dhe politika retrograde”- Kështu shkruan Boris Vukotiç për portalin kroat Index .

Politika ambivalente e Vuçiçit ndaj luftës në Ukrainë, mosvendosja e sanksioneve ndaj Federatës Ruse, e cila është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me detyrimet e vendeve kandidate për anëtarësim në BE, dhe marrëveshjet me Kinën, vetëm sa kanë rritur mosbesimin dhe pakënaqësinë.

Për komunitetin perëndimor ësht bërë e qartë se Presidenti i Serbisë, pavarësisht nga përfitimet nga marrëdhënia e partneritetit me BE-në dhe SHBA-në, nuk ka ndërmend të braktisë drejtimin magjistral të veprimit politik të përcaktuar nga nacionalizmi i vrazhdë dhe nga ideja tragjikomike e shtetit të madh dhe autoritarizmit. Pavarësisht sa më sipër, Vuçiç, me mbështetjen e makinës propagandistike, po përpiqet të shfaqet para audiencës së brendshme si një “strateg i madh” që balancon Lindjen dhe Perëndimin duke nisur negociatat me autoritetet kineze për bashkëpunimin ekonomik dhe ushtarak.

Në fakt, qëllimi i vërtetë i autokratit të Beogradit ësht t’u tregojë krijuesve të agjendave të huaja në Bruksel se Serbia ka një alternativë të prekshme dhe të besueshme ndaj Bashkimit Evropian.

Para Kinës këtë rol e ka luajtur Federata Ruse përmes investimeve të paqarta në infrastrukturën energjetike dhe transportuese dhe lidhjet politike bazuar kryesisht në qëndrimin e Rusisë për pavarësinë e Kosovës, gjegjësisht bllokimin e pranimit të saj në anëtarësimin e plotë në Kombet e Bashkuara.

Advertisement