Connect with us

Rajon

BE e shqetësuar për forcimin e bashkëpunimit Serbi-Rusi

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin për forcimin e raporteve midis Serbisë dhe Rusisë, pasi këto dy vende nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim në sferën e politikës së jashtme.

Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, tha se kjo marrëveshje vjen në kohën kur Rusia po vazhdon agresionin ndaj Ukrainës dhe çdo ditë “po shkel të drejtën ndërkombëtare, forcat e saj po kryejnë krime ndaj civilëve e në pjesë të okupuara të Ukrainës po organizon referendume ilegale”.

“Nëse në këto rrethana, raportet me Rusinë nuk mund të jenë sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Këto gjëra ne i marrim shumë seriozisht”, tha Stano.

Sipas tij, Serbia ka deklaruar se qëllim strategjik ka integrimin në bllokun evropian. Sipas zëdhënësit të BE-së, “Vendim i Serbisë do të duhej të nënkuptonte bashkëpunimin dhe përafrimin me BE-në në çështje të politikës së jashtme”.

Më 23 shtator, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, dhe ai i Serbisë, Nikolla Sellakoviç, nënshkruan Planin e Konsultimeve të dy ministreve për dy vjetët e ardhshme.

Ky është dokumenti i parë diplomatik që Serbia dhe Rusia kanë nëshkruar që nga 24 shkurti, kur nisi pushtimi rus në Ukrainë.Për shkak të agresionit të saj kundër Ukrainës, Rusia është subjekt i sanksioneve nga BE-ja, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore.

Serbia ka votuar disa rezoluta të OKB-së që dënojnë pushtimin rus të Ukrainës. Megjithatë, Beogradi, edhe pse është kandidat për anëtarësim në BE, refuzon të harmonizojë politikën e tij me atë të bllokut dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë

 

 

Advertisement