Kosova
BE e zhgënjyer me krizën politike dhe zgjedhjet e parakohshme në Kosovë
Dështimi i dyfishtë i Lëvizjes Vetëvendosje për të siguruar 61 vota për votimin e qeverisë së re, ka bërë që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të marrë vendim për shpërbërjen e Kuvendit dhe për caktimin e 28 dhjetorit si datë për zgjedhjet e parakohshme.
Nga Komisioni Evropian kanë thënë se Brukseli shpreh keqardhje që partitë politike nuk e kapërcyen bllokadën politike disa mujore pas zgjedhjeve parlamentare të shkurtit si edhe kanë përmendur edhe dështimin për të miratuar në Kuvendin e Kosovës planin e Reformës dhe të Rritjes që do t’i siguronte miliona euro Kosovës.
Në fund, nga Brukseli zyrtar thanë se presin që Kosova të kthehet në rrugën e duhur, duke punuar për reforma në të mirë të popullatës dhe përparuar në procesin e normalizimit me Serbinë.
“Kosova duhet të ketë kapacitetet për të vepruar. Në këtë kontekst, ne presim që Kosova të kthehet në rrugën e duhur për reformat shumë të nevojshme që lidhen me BE-në, në të mirë të popullsisë së saj dhe në përparimin në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”