Connect with us

Kosova

BE humbi kapacitetin për të organizuar një takim trepalësh Kosovë-Serbi-Union

Grupi punues i Konventës Kombëtare të Bashkimit Evropian për Kapitullin 35 dhe OJQ Aktiv organizojnë konferencën “Si të fillojmë dialogun e Brukselit – Mundësitë dhe pengesat”.

Koordinatori i Grupit Punues të Konventës Kombëtare të BE-së për kapitullin 35, Dragisha Mijaçiç, tha se dialogu Kosove-Serbi u ndal para së gjithash për shkak të vizionit të ndryshëm se çfarë pritet prej tij në Prishtinë, Beograd dhe në bashkësinë ndërkombëtare.

“Pritej të ishte një marrëveshje qe do te sillte stabilizim.Ideja ishte që të zgjidheshin çështjet themelore dhe mosmarrëveshjet” – deklaroi Mijaçic duke shtuar se fatkeqësisht asgje nga keto nuk ka ndodhur për arsye të ndryshme, në radhë të parë për vizione të ndryshme dhe pozicionime të ndryshme strategjike.

“BE-ja ka humbur kapacitetin për të organizuar një takim trepalësh për të rënë dakord për zbatimin e asaj për të cilën palët janë marrë vesh” – theksoi Mijaçiq.

Kurse Ilir Deda nga Instituti i Shkencave Sociale në Vjenë kujtoi se dialogu ka filluar në vitin 2003 dhe se ai ka qenë një dialog teknik për katër tema të udhëhequr nga UNMIK-u.

Sipas tij tani kemi një shpërthim mosbesimi dhe vendime që merren në mënyrë të njëanshme, pasi ka interpretime të ndryshme.

Ai shtoi gjithashtu se zgjedhjet amerikane do të jenë një pikë kthese sepse do të varet nëse dialogu do të udhehiqet  nga Shtëpia e Bardhë apo do të vazhdojë të drejtohet nga Departamenti i Shtetit.

“Departamenti i Shtetit koordinon politikën me BE-në, nëse vjen Donald Trump mund të ketë ndryshime” – theksoi Deda

Advertisement