Kosova
BE i tregon dhëmbët Kosovës dhe Serbisë/ Ja çfarë deklaroi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke insistuar në kërkesën e tij që të ndahet rruga integruese e Kosovës nga procesi i dialogut për normalizim të raporteve me Serbinë. Sipas Kurtit, s’është e drejtë që Kosova, si një shtet me përkrahje për anëtarësim 93 %, të mbetet peng i procesit të normalizimit me një shtet si Serbia, ku vetëm 35 % e qytetarëve dëshirojnë anëtarësim.
Megjithatë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se vendet anëtare në mënyrë direkte dhe publikisht kanë qenë të qarta në qëndrimet e tyre duke treguar se rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së kalon përmes procesit të Dialogut për normalizim të raporteve.
“Marrëdhëniet e mira fqinjësore, pajtimi dhe marrëdhëniet normale janë gurët e themelit të procesit të anëtarësimit në BE për çdo aspirant për anëtarësim në BE” – ka thënë Stano
Sipas tij, normalizimi i raporteve dhe zbatimi i obligimeve të dialogut janë kushte kryesore në rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë dhe se të dy vendet rrezikojnë të humbasin shumë mundësi të rëndësishme në rast të mungesës së progresit.