fbpx
NTV
No Result
View All Result
21/01/2021 , 10:27
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
21/01/2021 , 10:27
NTV
No Result
View All Result
Home Bota

BE-ja do të vendosë sanksione të reja ndaj Turqisë

Një diplomat tha për agjencinë AFP se sanksionet do të kenë në shënjestër individë dhe se blloku evropian do të ndërmarrë edhe masa të tjera, “nëse Turqia vazhdon me veprimet e saja”

by Cuci
11/12/2020 , 12:46
0 0
BE-ja do të vendosë sanksione të reja ndaj Turqisë
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Liderët e Bashkimit Evropian kanë vendosur të premten, që të krijojnë një listë me sanksione, në kundërpërgjigje ndaj veprimeve të Turqisë, që ka kryer eksplorime për gaz në ujërat e Greqisë dhe Qipros.

“Turqia është angazhuar në veprime të njëanshme dhe provokime dhe ka përshkallëzuar retorikën e saj ndaj BE-së, shteteve anëtare të BE-së dhe liderëve evropianë”, thuhet në deklaratën e publikuar pas debatit të liderëve të BE-së në samitin që po mbahet në Bruksel.

“Veprimet e njëanshme dhe provokimet në Mesdheun Lindor ende po vazhdojnë, përfshirë edhe në zonën ekonomike të Qipros”, thotë deklarata.

Një diplomat tha për agjencinë AFP se sanksionet do të kenë në shënjestër individë dhe se blloku evropian do të ndërmarrë edhe masa të tjera, “nëse Turqia vazhdon me veprimet e saja”.

Ministria e Jashtme turke ka thënë se kjo listë e re e sanksioneve nga BE-ja është “e njëanshme” dhe “e paligjshme”.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka mirëpritur vendimin e BE-së mbi Turqinë, duke thënë se do të kishte zhgënjim në Greqi dhe Qipro, nëse liderët evropianë nuk do të pajtoheshin për një embargo të armëve apo për sanksionim të sektorëve të ekonomisë turke.

Ndërkaq, kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se shpreson se mesazhi i dërguar nga BE-ja “do të pranohet në mënyrën e duhur”.

Konkluzionet, që janë publikuar nga Këshilli Evropian, tha se lista do të përpilohet për sanksionet ndaj Turqisë.

Liderët e kanë mandatuar shefin për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell që të përgatisë një raport me më shumë masa ndaj Turqisë, i cili duhet të dorëzohet marsin e ardhshëm.

Para këtij samiti, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se “Turqia nuk shqetësohet për sanksionet që do të ndërmerren nga BE-ja”.

“BE-ja asnjëherë nuk na ka trajtuar me ndershmëri. BE-ja nuk ka mbajtur premtimin që na ka dhënë, por ne gjithmonë kemi qenë të durueshëm dhe ende jemi”, ka deklaruar Erdogan.

Greqia, me mbështetjen e Francës, ka qenë ajo që iniciuar vendosjen e sanksioneve më të ashpra ndaj Ankarasë, pasi Turqia vazhdimisht kryen eksplorime për gaz, në ujërat e kontestuar.

Përveç eksplorimeve të kryera në Mesdhe, Turqia po ashtu është akuzuar se ka shkelur embargon e armëve të Kombeve të Bashkuara për Libinë, shtet ku Ankaraja mbështetë qeverinë në Tripoli në luftën civile.

 

Related Posts

COVID në Greqi – 516 raste të reja dhe 27 viktima në 24 orët e fundit
Bota

COVID në Greqi – 516 raste të reja dhe 27 viktima në 24 orët e fundit

21/01/2021 , 10:17
Orët e para në zyrën ovale, Biden shfuqizon disa nga politikat e ish-Presidentit Trump
Bota

Orët e para në zyrën ovale, Biden shfuqizon disa nga politikat e ish-Presidentit Trump

21/01/2021 , 10:15
E para grua ‘shefe 007’ në SHBA, Avril Haines emërohet në krye inteligjencës kombëtare
Bota

E para grua ‘shefe 007’ në SHBA, Avril Haines emërohet në krye inteligjencës kombëtare

21/01/2021 , 10:13

Recent Posts

  • Cristiano Ronaldo, golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit
  • Basha uron Presidentin Biden/”Pres të punoj me ju për të forcuar marrëdhëniet”
  • Itali/ Gati një vit karantinë, si po ndikon në shëndetin mendor të fëmijëve
  • COVID në Greqi – 516 raste të reja dhe 27 viktima në 24 orët e fundit
  • Meta uron Presidentin e ri të SHBA/”Shqipëria do vijojë të mbështetet në partneritetin strategjik me SHBA”

Kategorite

  • Aktualitet (1,207)
  • Bota (1,328)
  • Ekonomi (198)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (92)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (199)
  • Kronike (306)
  • Kulture (46)
  • LAJMI I FUNDIT (58)
  • Lifestyle (471)
  • MEMORIE (15)
  • Moti (94)
  • OPINION (37)
  • Pinknews (661)
  • Politike (375)
  • Rajon (124)
  • REAGIM (77)
  • Shendeti (310)
  • Shkrime (11)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (57)
  • Sport (291)
  • Videonews (287)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!