Connect with us

Kosova

BE-ja, miope dhe hakmarrëse/ Reagon eurodeputeti gjerman

Eurodeputeti gjerman nga Partia e Gjelbër, Reinhard Butikofer, ka kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian gjegjësisht të Komisionit Evropian, pas anulimit të vizitës së ministrit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç në Bruksel si pasojë e masave ndëshkuese të vendosura Kosovës nga ana e Unionit dhe  ka kërkuar sqarime nga presidentja e Komisionit Evropian dhe nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë

“Kjo është një përzierje kaq absurde e miopisë, humbjes së dinjitetit dhe hakmarrjes së Komisionit të Bashkimit Europian.Von der Leyen dhe Josep Borrel, a mundeni, ju lutem, të përmbushni detyrat tuaja?!”, ka shkruar eurodeputeti gjerman.

Nga ana tjetër, ministri në qeverinë e Albin Kurtit , Nenad Rashiç në një video të publikuar në Twitter ka thënë se ai ishte viktima e parë e masave që BE-ja mori ndaj Kosovës.

 

Advertisement