Rajon
BE/ Propozimi i Bullgarisë për Shqipërinë: Të ndahet nga Maqedonia e Veriut

“Shqipëria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të vijojnë të ndarë procesin e anëtarësimit në BE”. Kështu tha zëvendëspresidentja e Bullgarisë, Iliana Iotova në një intervistë për Televizionin Kombëtar Bullgar. Sipas saj, Bullgaria aktualisht nuk ka kërkesa ndaj Shqipërisë, po ecën shumë përpara.
Ajo tha se së shpejti pritet të mbahet një konferencë ndërqeveritare për të përcaktuar fillimin e negociatave të anëtarësimit. Ajo sqaroi se Bullgaria nuk do të votojë për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut derisa bullgarët të përfshihen në Kushtetutën e atij vendi.
Ajo shtoi se kjo temë mungon edhe në Traktatin e Miqësisë, Mirëfqinjërisë dhe Bashkëpunimit të vitit 2017.
“Ky gabim duhet të rregullohet dhe Bullgaria ka shumë makineri edhe jashtë BE-së, duke përfshirë edhe Këshillin e Evropës. Republika e Maqedonisë së Veriut është në një regjim post-monitorimi dhe ajo temë duhet të gjejë vendin e saj edhe atje”, tha Iotova.
Zv.presidentja shtoi se qëndrimi i Bullgarisë është mjaft i fortë, por duhet popullarizuar dhe mbrojtur më tej.

