Connect with us

Rajon

BE-Sanksionet: Po monitorojmë edhe Serbinë 

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, nuk e ka përjashtuar mundësinë për vendosjen e sanksioneve edhe ndaj Serbisë. Ai gjithashtu tha se Unioni Europian është duke monitoruar Beogradin, dhe në rast se nuk i përmbushin kërkesat e tyre do të ndërmarrin masa.

“Këto masa janë të përkohshme dhe plotësisht të kthyeshme në varësi të zhvillimeve në terren dhe vendimeve për deeskalim të marra nga kryeministri Kurti. BE-ja po monitoron gjithashtu nga afër përmbushjen e kërkesave tona nga Serbia dhe është e gatshme të marrë masa në rast të mospërputhjes”, tha Stano.

Bashkimi Evropian gjithashtu ka theksuar se situata në veri të Kosovës i ka shqetësuar seriozisht.

“Ne nuk mund të përballojmë paqëndrueshmëri, tensione dhe dhunë. Ne kemi dënuar dhunën dhe vazhdojmë thirrjet për de-përshkallëzimin e menjëhershëm nga të dyja palët”, u shpreh Peter Stano teksa dhe shtoi se është thelbësore që palët të kthen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të ndodh zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit dhe zbatimi i Aneksit të saj.

Advertisement