Connect with us

Kosova

BE, tigër prej letre/ Gërvalla: Lajçak e tjetërsoi deklaratën

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla foli për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe zbatimin e dakordësisë për shtensionimin e situatës të arritur me BE-në.

Ajo gjithashtu iu rikthye dhe njëherë deklaratës së saj, se BE-ja pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në aspektin e sigurisë, është një tigër prej letre.

Gërvalla shtoi se deklarata e saj u tjetërsua nga Miroslav Lajçak dhe u përgjithësua, ndërkohë që ajo e tha atë vetëm për aspektin e sigurisë.

Ministrja e Jashtme, shtoi se Kosova duhet ta ketë të qartë se në aspektin e sigurisë nuk duhet të mbështetet vetëm te Bashkimi Evropian, por më kryesorja është mbështetja amerikane. Sipas saj, fati i mirë i Kosovës është që si BE dhe SHBA janë në sinkron me njëra tjetrën për sa i përket sigurisë në Kosovë.

“Po të mbështetemi vetëm në BE për çështjet e sigurisë atëherë kam frikë se nuk kemi zgjedhur rrugën e duhur. Por ne nuk e kemi këtë sfidë pasi si SHBA dhe NATO, siç e kemi parë në samitin e NATO-s janë të përkushtuara në rajonin tonë dhe së bashku me BE-në do të gjejmë zgjidhjet e duhura” –  tha Gërvalla.

 

 

Advertisement