Connect with us

Politike

Begaj pret Steinmeier në Tiranë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mirëpriti sot në Tiranë, në një vizitë shtetërore Presidentin e Republikës Federale Gjermane, Frank-Walter Steinmeier.

Kjo shënon vizitën e parë të një presidenti gjerman në Republikën e Shqipërisë në 27 vite.

Vizita përbën një sinjal të mëtejshëm të mbështetjes nga ana e Gjermanisë për të ardhmen evropiane të vendit tonë.

Në ditën e dytë të vizitës së tij, Steinmeier do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh të ndryshme.

Është parashikuar që të ketë një takim edhe me Kryeministrin Edi Rama.

Advertisement