Connect with us

Politike

Begaj uron Kosovën për avancimin drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përshëndetur vendimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për të kaluar në Asamblenë Parlamentarë çështjen e anëtarësimit të Kosovës,

“Përshëndes vendimin e Komitetit të Ministrave, për kalimin në Asamblenë Parlamentare të kërkesës legjitime të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Urime Kosovë dhe sa më shpejt anëtare me të drejta të plota në KiE”, ka shkruar Presidenti Begaj.

Advertisement