Kosova
BEHUNI GATI, NATO dhe KFOR syçelë për një skenar si ai që bëri Rusia në Krime
Eksperti i Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer ka bërë një paralajmërim nga Sarajeva. Ai ka thënë se forcat e armatosura të Bosnjë-Hercegovinës, EUFOR dhe NATO duhet të përgatiten për një skenar si ai që bëri Rusia në Krime.
“Milorad Dodik dhe Aleksandar Vuçiq i bënë shumë publike planet e tyre. Ne shohim se si RS po largohet gjithnjë e më shumë nga Bosnja dhe Hercegovina dhe ata e bëjnë atë sipas një skeme të zgjuar. A është e mundur të shihet një dimension ushtarak në strategjinë e ‘botës serbe’? Nuk do të më befasonte. Forcat e Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës, EUFOR-it dhe NATO-s duhet të jenë gati për një skenar siç bëri Rusia në Krime” – profesori amerikan.
Serwer më pas analizoi situatën aktuale politike, duke nënvizuar marrëveshjen me dy entitete – teksa sot njëri prej atyre entiteteve po kërcënon shkëputjen dhe tjetri po kërcënohet nga një ent i tretë:
“Lufta etnike vazhdoi, vetëm në mënyrë politike. Kjo është më mirë se një luftë në rrugë ushtarake, por lufta është një luftë. Problemi i madh janë vendimet e pazbatuara të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, hapësira ekonomike nuk është të bashkuara… këto janë të gjitha probleme dhe në çdo gjë qëndron fokusi politik” – potencoi Daniel Serwer