Rajon
Bëhuni gati për luftë/ Çmendet akademiku serb: Do formojmë Legjionin +60
Akademiku serb Dushan Kovaçeviq tha që të gjithë e dinë se kushti i vetëm i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për marrëveshje finale ndërmjet Beogradit dhe Prishtines është “njohja e Kosoves si shtet i pavarur”, gjë që nuk mund të ndodhë, sepse bie ne kundërshtim me kodet dhe ligjet në Serbi. Sipas tij, kjo do të ishte edhe një e padrejtë morale e njërezore ndaj Serbisë.
Kovaçeviq tha se Kurti ështe një kukull e pa maskuar e forcave civile ushtarake perëndimore dhe bëri kete krahasim
“Albin Kurti më kujton Mr Beanin, shpirti i tij është ai i Bean, por I Bin Laden”
Akademiku serb ka theksuar se Kurti është “njeri fanatik dhe i rrezikshëm, i cili e ka projektuar veten si krijues të shetit të Kosovës”.
Dramaturgu dhe shkrimtari vazhdoi duke thënë se “Në bisedime degjohen provokime dhe deshira për të provokuar një luftë qe NATO do ta zgjidhte duke shkatërruar Serbinë dhe debimin e serbëve nga Kosova”
Sipas tij, Kurtin mund ta zere gjumi rehat vetëm atherë derisa në Kosovë të mos ketë as edhe mace serbe
“Urrejtja e tij e fshetë mund të parandalohet dhe kurohet nga ata që e mbështesin, natyrisht, nëse duan,” tha Kovaçeviq.
Sipas fjalëve të tij, nese dikush sulmon Serbinë, duhet të formohet një divizion me njerez të moshës 60 plus, i cili do të quhet ‘Legjioni i Pleqve”, dhe ata do të jenë të paret që do te luftojnë, dhe mos të jenë të rinjët ata të cilët parët do të humbin jetën, siç ndodh zakonisht