Bota
‘Bëj dashuri me burra çdo ditë’, letra ‘famëkeqe’ e Barack Obama
SHBA- New York Post ka publikuar së fundmi një letër që i përket ish-presidentit Barack Obama e shkruar 4 dekada më parë. Në atë kohë, ish-presidenti i shkruante ish të dashurës Alex McNear për mendjen e tij “androgjene” në të cilën ai mund “të bëjë dashuri me burra çdo ditë”.
Në qershor 2023, historiani, i cili njihet për krijimin e biografisë së gjerë prej 1472 faqesh “Rising Star: The Making of Barack Obama”, zbuloi në një intervistë se ish-presidenti amerikan, në shumë raste, kishte fantazi për takime personale me burra.
“Për sa i përket homoseksualizmit, më duhet të them se besoj se kjo është një përpjekje për t’u larguar nga e tashmja, një refuzim ndoshta për të përjetësuar farsën e pafund të jetës tokësore. E shihni, unë bëj dashuri me burra çdo ditë, por në imagjinatën time. Mendja ime është kryesisht androgjene dhe shpresoj të jem në gjendje të mendoj në termat e ‘njerëzve’ dhe jo me ‘gratë në krahasim me burrat’. Por, duke u kthyer në trupin tim, shoh që jam bërë burrë dhe fizikisht në jetë, zgjedh ta pranoj këtë mundësi,” i shkroi një 21-vjeçar Barack Obama Alex McNear në nëntor 1982.
Alex McNear, e cila ishte në lidhje me Obamën kur ai ndoqi Kolegjin Occidental në Los Anxhelos, më vonë publikoi letrën për mediat, të cilën historiani fitues i çmimit Pulitzer e përfshiu në librin e tij, ‘Ylli në rritje’. Letra aktualisht është në pronësi të Universitetit Emory, i cili nuk lejon fotografimin ose marrjen.