Connect with us

Politike

Bejko: PD-së ia thithën gjakun shushunjat

Kandidati i PD për Tiranën, Roland Bejko moskandidimin e kësaj force politike në të gjitha bashkitë e vendit e sheh si pasojë e vendimit për të treguar rezistencë ndaj Berishës.

Ai akuzon këtë të fundit se së bashku me ortakët e tij i kanë “thither gjakun” PD.

“PD shyqyr që shpëtoi gjallë, sepse PD ia thithën gjakun shushunjat politike, ku këta tre ortakët e politikës shqiptare që nuk pranojnë asnjë operatorë të ri në skenë ishin gati t’a shkrinin PD.

Është hera e parë që në PD ndërtohet një mur aq i fortë përballë Berishës. PD sot është në fazën e rezistencës përballë Berishës dhe asaj ortakërie.

Lidhur me kandidatët që Berisha ka nxjerrë përmes ‘Primareve’, Bejko në Quo Vadis tregon rezervat për këtë proces.

“Priamaret ishin një proces qesharak që edhe i kam kontestuar. Unë kam drejtuar degën e PD në jug në Gjirokastër dhe e njoh mirë si bëhen votime, sa votuan dhe sa u raportuan. Primare quhen kur prezanton programin tënd dhe ballafaqohesh, këto gjëra nuk ndodhën. Ishte fasadë”, shtoi ai.

Advertisement