Drejtuesi politik i PD në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ka reaguar pas shpalljes i pafajshëm nga GJKKO, në gjyqin me KESH, të cilin e ka paditur për abuzim me 180 mln euro në aferën e shitblerjes së energjisë.
Bardhi përmes avokatit Marash Logu, i ka dërguar një mesazh minitres Belinda Balluku së cilës i thotë se kjo është humbja e dytë, pas 8 janarit. Ndërsa humbjen e tretë do e marrë në Fier më 11 maj.
Përmes avokatit Logu, Bardhi thotë se pret nga SPAK të bëjë detyrën dhe ti shkojë deri në fund kësaj afere monstruoze korruptive. Burgu i Pojskës është gati për banoren e re VIP!
“Bela; humbjen e parë me Gazment Bardhi e more më 8 janar. Të dytën e more sot. Ndërsa humbjen e tretë do ta marrësh më 11 maj në qarkun e Fierit”, shkruan Bardhi në facebook.