Connect with us

Aktualitet

Beleri humb mandatin? Karamuço sqaron si veprohet ligjërisht

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ka shpjeguar ditën e sotme në Top Talk se si do të veprohet në vazhdim me kryebashkiakun e Himarës Fredi Belerin, i cili është në paraburgim.

Karamuço u shpreh se nëse Beleri nuk betohet apo nuk paraqitet për tre muaj në bashki, e humb mandatin dhe shkarkohet.

Vendimi për shkarkimin e tij mund të merret nga Këshilli i Ministrave, tregoi Karamuço.

“Nëse ai nuk betohet për të marrë mandatin nuk është më kryetar bashkie, nëse nuk paraqitet tre muaj në detyrë menjëherë shkarkohet. Ne kemi një jurisprudencë të kryetarit të bashkisë Dibër, Shykriut në të cilën Gjykata Kushtetuese ka vendosur që edhe pse personi nuk është dënuar ende me vendim gjyqësor të formës së prerë, vendimi konkurron, sepse i lihet kompetencë me kushtetutë qeverisë, që për çdo çështje që ata gjykojnë se është shkelje flagrante e kushtetutës, mund ta shkarkojë. Lihet në fuqi edhe kjo pjesë. Shkarkimi e ka në dorë Këshilli i Ministrave jo në mënyrë të drejtpërdrejtë kryeministri.”- tha Karamuço.

Advertisement