Aktualitet
Beleri padit për shpifje ish-Drejtorin e Arkivave, Ardit Bidon

Eurodeputeti Fredi Beleri është pzaraqitur në Gjykatën e Tiranës, ku ka ngritur padi për shpifje ndaj ish-drejtorit të Arkivave, Ardit Bido. Seanca është në fazë përgatitore, dhe sipas avokatit mbrojtës të Belerit, ky i fundit vendosi të marrë pjesë personalisht duke qenë se ndodhet në Tiranë.
Në seancën e mëprashme të pajtimit, Beleri nuk e tërhoqi denoncimin e tij dhe vendosi ta çojë për gjykim çështjen. Ndërsa, Bido pranoi mundësinë e pajtimit, por refuzoi të tërhiqet nga deklarat për Belerin.
Sipas kallëzimit penal, Beleri pretendon se Bido ka shpifur duke përfshirë emrin e tij në masakrën e Peshkëpisë, duke e lidhur atë me grupime ultra-nacionaliste greke. Ndërsa, Bido për këtë ka thënë se deklaratat janë mbështetur me fakte të pohuara nga studiuesit grekë

