Politike
Belind Këlliçi: Do të bëjmë gjithçka për qeveri teknike
Drejtuesi politik i qarkut Tiranë për Partinë Demokratike, Belind Këlliçi, tha në një intervistë për Euronews Albania se opozita do bëjë gjithçka për të shkuar drejt një qeverie teknike.
Ai u shpreh se krahas intensifikimit të aksionit opozitar, do të bëhet edhe organizimi dhe riorganizimi në terren i të gjitha strukturave të PD.
“Kërkesa e parë e aksionit të PD është lirimi i kryetarit të opozitës, që qëndron i izoluar pa fakte dhe prova.
Aksioni i PD nis më këtë kërkesë dhe vijon me intensifikimin e protestave.
Aktualisht kemi 2 pole të protestave; një te Bashkia Tiranë dhe një në rrugën Thumanë-Kashar, dhe aksioni politik për të shkuar në qeveri teknike.
Do bëjmë gjithçka për të arritur në qeveri teknike, do të intensifikohet aksioni politik, paralelisht me organizimin dhe riorganizimin në terren të të gjitha strukturave të PD.
Këto janë 2 linja paralele që nuk pengojnë njëra-tjetrën”, tha Këlliçi.