Politike
Belind Këlliçi: Mosbindja civile për momentin vetëm në Parlament

Belind Këlliçi u shpreh në një intervistë se për herë të parë në 33 vite pluralizëm po tentohet të ndryshohet rregullorja e parlamentit në mënyrë të njëanshme duke ju referuar përjashtimit të deputetëve me 60 ditë nga punimet në parlament për incidentet e shkaktuara. Lidhur me mosbindjen civile ai u shpreh se për momentin do të jetë vetëm në parlament dhe për më vonë duhet të pritet si do të shkojë situata.
-Është një mosbindje civile që zoti Berisha e ka përmendur, një mosbindje civile që me sa kuptoj Partia Demokratike do që ta nxjerr edhe jashtë dyerve të parlamentit. Si do të vazhdojë më tej kjo strategji?
Belind Këlliçi: Mendoj që do të rezonojë sepse ka një pikë që sot ka derdhur kupën. Për herë të parë në 33 vite pluralizëm po tentohet të ndryshohet rregullorja e parlamentit në mënyrë të njëanshme. Ka disa parime të cilat nuk janë shkelur asnjëherë ndër to është që asnjë maxhorancë nuk ka futur duart pa konsensus në rregulloren dhe funksionimin e jetës parlamentare. Sot ajo nisëm që është ndërmarrë nga dy deputetë të maxhorancës Toni Gogu dhe Blerina Gjylameti për të përjashtuar deputetë të opozitës deri në 60 ditë nëse këta gjykojnë se deputetët të opozitës kanë bërë gjeste të pahijshme…
-Po ushtrojnë dhunë thonë…
-Kur do të nisë?
Ndërkohë i pyetur për çështjen e krijimit të “Federatës së Opozitës” Këlliçi u shpreh mbështetës, por përmendi disa parime që nuk duhen shkelur.
Belind Këlliçi: Unë në parim e kam thënë përherë që jam pro bashkimit të çdo opozitari që sot ka një kundërshtar dhe ai është kryeministri i vendit. Jam pro krijimit, t’ja vendosin emrin si të duan kjo është nisëm pozitive. Ka disa parime që nuk duhen shkelur. Jam kundër 100% një bashkëpunimi me Lulzim Bashën sepse e besoj që ai nuk punon për interesin e opinionit publik por për interes të xhepit të tij personal dhe kësaj i qëndroj deri në fund.

