Politike
Belind Këlliçi: Referendum për heqjen e korsisë së biçikletave
Belind Këlliçi thotë se ngushtimi i hapësirave publike është një nga problematikat më të mëdha të Tiranës. Sipas tij, ngushtimi i këtyre hapësirave janë edhe korsitë e biçikletave, për të cilat thotë se janë bërë pa plan nga ana e bashkisë. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Këlliç tha se ndërtimi i korsisë së biçikletave në rrugën “Myslym Shyri” është i gabuar dhe për këtë çështje tha se do të bëjë një referendum me njësinë 10.
“Ka një problematikë shumë të madhe. Ka një problematikë sa i përket ngushtimit të hapësirave publike që i janë bërë lagjeve të Tiranës dhe rrugëve emblematike. Do të të marr një shembull konkret. Jemi këtu dhe ju shihni korsinë e biçikletave. Ju e shihni që frekuenca e atyre që pedalojnë në këtë rrugë me biçikletë apo monopat është shumë e ulët.
Të ndërtosh këtu në “Myslym Shyr”, në Rrugën e Kavajës dhe në Rrugën e Durrësit. Është bërë pa plan. Nuk ka as edhe një banor në të gjithë rrugën e “Myslym Shyrit” që të jetë dakord me këtë situatë. Për Rrugën e Kavajës nuk ju them të njëjtën gjë se është bërë e mirëmenduar. Është vendosur një korsi në mes dhe trafiku është i lirë dhe dyqanet kanë një frymëmarrje tjetër. Në këtë rrugë e shihni që ka një problem shumë të madh edhe me këto makina që rrinë shumë pak.
Kjo është bërë e detyruar për bizneset e vogla, për t’i falimentuar. Problemi është këtu që unë gjykoj që në këtë rrugë një zgjidhje shumë e mirë për hapësirën publike është pikë së pari heqja e këtyre birrilave që janë komplet të panevojshme dhe unë e premtoj do të bëj një referendum me njësinë 10 për këtë çështje pas 14 Majit. Dhe e dyta, ndërhyrja emergjente në brendësinë e lagjeve”, tha Këlliçi.