Connect with us

Politike

Belind Këlliçi: Trump do hetojë rolin e Sorosit në SPAK dhe reformën në drejtësi

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ishte i ftuar në A2, ku foli për administratën e re të presidentit Trump dhe pritshmëritë që ka Ballkanin dhe Shqipëria prej saj.

Sipas Këlliçit, është e sigurt që administrata e re amerikane do të merret dhe me rajonin e Ballkanit e madje mund të rishikojë vendime të marra nga paraardhësit e tyre, duke përfshirë këtu dhe sanksionet ndaj kreut të PD, Sali Berisha.

“Në momentin që në janar, Trump do të bëjë betimin dhe në momentin që kjo fitore shoqërohet me një fitore në Senat dhe Kongres. Por administrate e tij, personat përgjegjës në DASH do merren me Ballkanin dhe Shqipërinë. Janë të lirë për të zhbërë çdo vendim të gabuar nga administrata e mëparshme.

Pa diskutim që një vendim mund të revokohet dhe këtu përfshihet dhe shpallja e non grata e Berishës dhe këtu ka një precedent, siç është çështja e kryeministrit të Indisë, politikanë në Turqi, Hungari, që dikur kanë qenë të sanksionuar nga DASH dhe më pas janë hequr”, tha Këlliçi.

Demokrati shtoi se gjithashtu do të hetohet dhe ndikimi që ka pasur Fondacioni “Shoqëria e Hapur” në reformën në drejtësi.

“Ajo çka është thelbësore është për reformën në drejtësi, ndikimin e Soros në këtë reformë. Dhe kjo çështje nuk diskutohet vetëm në Shqipëri… Fondacioni “Shoqëria e Hapur” është donatori kryesor i reformës në drejtësi. Berisha ndodhet në izolim pa fakte pa prova. Vendimi për non gratën është marrë dhe nën ndikimin e fondacionit “Shoqëria e Hapur”, tha Këlliçi.

Advertisement