Connect with us

Lifestyle

Bella Hadid: Motra ime me e mire se Di Caprio

Bella mund të jetë më e reja por ajo ka zhvilluar një qëndrim më mbrojtës ndaj Gigi-t. Kujtojmë se ajo i qëndroi në krah kur u nda me këngëtarin Zayn Malik dhe nuk ishte aspak një ndarje e lehtë.

Por tani sipas raportimeve, Gigi po bën një fillim të ri në jetën e saj të dashurisë, por Bella duket se nuk është dakord. Arsyeja e lidhjes së saj me Di Caprion, i cili dihet se preferon femrat nën 25 vjeç.

Më konkretisht, burime të huaja si “The Mirror” zbulojnë se Bella mendon se motra e saj “është shumë e mirë për të dalë me Di Caprio”. Ajo e ka të vështirë ta pranojë këtë lidhje pasi beson se nuk do të jetë mirë për motrën e saj, e cila së fundmi ka dalë nga një situatë e vështirë.

Një mik i saj i ngushtë tha: ‘Bella është shumë e turpëruar. Ajo është e shqetësuar se Gigi do të përfundojë e lënduar dhe e turpëruar nga kjo marrëdhënie”.

Natyrisht, Gigi duket se do të vazhdojë romancën me Di Caprion, edhe pse motra e saj nuk e miraton.

Advertisement