Pinknews
Bëni gati valixhet/ ‘Vëllai i Madh’ nuk i duron dot më banorët, i përjashton të gjithë
Një zarf i kuq ka ardhur në shtëpinë e “Big Brother Albania”. Zarfi përmbante një lajmërim të rëndësishëm për konkurrentet për thyerjen e disa nga rregullave të formatit.
“Banorë, në shtëpi janë thyer rregullat në mënyrë të vazhdueshme. Në mënyrë që rregullat të respektohen vëllai i madh është i detyruar të marrë masat. Duhet të filloni të bëni gati valixhet, vendimin do ta mësoni nesër”, lexoi zarfin Romeo.
Rregullat e thyera janë:
Pëshpëritja
Dëmtimi i mikrofonave
Dëmtimi i ambienteve të shtëpisë
Dialogu në gjuhë të huaj
Personifikimi i “Vëllait të madh”
Teksa i urdhëronte të bënin gati valixhet ata mësuan se vendimin do i komunikohej ditën e nesërme.