Kronike
Bënin ‘namin’ me vjedhje banesash, arrestohen
Pak ditë më parë në Greqi u arrestuan dy shqiptarë pasi akuzohen se janë autorë të vjedhjeve të disa banesave.
Mësohet se të arrestuarit janë 49-vjeçari Aned Kolin nga Durrësi dhe Kristaq Goga, 44 vjeç nga Saranda.
Shqiptarët hynin nëpër shtëpi gjatë natës kur pronarët e tyre flinin.
Personat janë të përfshirë në grabitje dhe vjedhje në banesa në zona të ndryshme të kompleksit më të gjerë urban të Selanikut.
Shqiptarët, gjatë periudhës 22.07.2022 deri më 23.09.2022, kanë vjedhur rreth 14 banesa në zonat Pylaia, Panorama, Kardia, Plagiario, Trilofos dhe Epanomi
Kristaqi dhe Anedi vidhnin kryesisht bizhuteri floriri dhe para, ndërsa shumat e vjedhura llogariten të jetë afërsisht 53.000 euro.