Rajon
Benzin me duar, zjarr me frymë/ Flakët e dragoit Vuçiç
Kosova nuk paraqet më “konflikt të ngrirë” edhe pse lufta realisht nuk ka përfunduar. Investimi për të gjetur zgjidhje politike, për marrëdhëniet midis shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë, është sot dukshëm më i fokusuar. Shume prej rasteve të njohura të konflikteve të ngrira – që për dekada me radhë kanë qenë të sponsorizuara nga Rusia – po “shkrihen” në rrjedhë dukshëm të shpejtë. Prandaj, një ngrirje e re e pjesshme, territorialisht, do t’i përshtatej Rusisë së thyer këmbësh, por me butonë të kuq afër dorësh per te vepruar.
Në lëshim eventual të momentumit ndërkombëtar e euroatlantik, ideja e “luftës” dhe ideja “ngrije veriun, shkriji të tjerat” edhe mund të rikthehen si kërcënim real. Teksa lufta si kërcënim ka përgjigjen “ne mbrohemi bashkë me NATO-n”, ideja e “ngrirjes së veriut” parandalohet me kujdesin dhe veprimet e përbashkëta në arritje të qëllimeve të përbashkëta.
Sido që të jetë, me apo pa aeroplanë efektivë të Serbisë në kufijtë verior të Kosovës, edhe parandalimi, edhe mbrojtja e Kosovës bazohet dukshëm në aftësinë për të bashkëpunuar me Aleancen.
Serbia synon të pengojë çfarëdo mundësie të arritjes së një marrëveshje politike me Kosovën, e në cilën domosdoshmërisht do të pranonte se Kosova ekziton si shtet dhe jashtë juridiksionit të saj. Ajo, jo që nuk e di këtë, por po lufton për ta minuar atë. Porse, Serbia këtë synim dëshiron ta realizojë përmes Kosovës dhe duke fajësuar këtë te fundit. Duke tentuar të fsheh duart nga zjarri, porse duke i fryrë atij hapur, Serbia dëshiron që të aplaudojë se Kosova ne fakt eshte rreziku