Connect with us

Kosova

Beogradi zyrtar: Kurti ka nisur gjuetinë ndaj serbëve në Veri

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, ka vlerësuar se apeli i  Listës Serbe drejtuar Qeverisë së Serbisë për shpalljen e forcave speciale të Policisë së Kosovës në veri si organizatë terroriste, është një mesazh politik që kërkon reagim nga Beogradi zyrtar.

Daçiç tha se “struktura aktuale e politikanëve në Prishtinë ka rrjedhur nga organizata terroriste UÇK” dhe shtoi se “ajo linjë ka qenë e pranishme në Kosovë për shumë vite”.

“Edhe qeveria amerikane e kishte UÇK-në  në listën e organizatave terroriste, por më pas ata e transformuan qëndrimin e tyre” – tha Daçiç

Ai ka vlerësuar se qëllimi i Prishtinës është që organizata të caktuara nga veriu i Kosovës t’i shpallë terroriste, “për të shkaktuar frikë dhe shpërngulje të serbëve nga ajo zonë”.

“Kjo hap gjuetinë për serbët, ata mund të shpallin terroristë të gjithë njerëzit tanë në veri të Kosovës” –  tha Ministri i Jashtem serb

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se në veri janë identifikuar 45 persona të organizatave terroriste “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, Daçiqi pyeti nëse nëse kjo është kjo rruga drejt normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi.

 

Advertisement