Connect with us

Politike

Berat Buzhala rendit arsyet: Agron Shehaj, i vetmi politikan në Shqipëri që më bind t’i jap votën

“Agron Shehaj, nuk ngjason me asnjë politikan shqiptar. Nuk e di a janë të gatshëm shqiptarët për të dhe a e kanë këtë fat shqiptarët”.

Kështu shprehet gazetari i njohur nga Kosova, Berat Buzhala, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan se kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është i vetmi politikan në Shqipëri që e bind të shkojë te kutia e votimit dhe t’i japë votën.

Ai rendit 7 arsyet se përse e shikon Shehajn të duhurin për t’i dhënë Shqipërisë një të ardhme më të mirë, teksa thotë se kreu i Mundësisë nuk po provon të rritet me politika populiste, por me pikëpamje realiste mbi funksionimin e tregut të lirë dhe ekonomisë.

Për Buzhalën, shqiptarët kanë nevojë për ndryshim, por ndryshimi nuk vjen duke votuar sërish të njëjtët politikanë që kanë qeverisur në këto 34 vite, ndërsa thekson se tentativa për rikthimin e Sali Berishës në pushtet është qesharake.

Në një tjetër pikë të renditur, ai thotë se Agron Shehaj nuk ka hyrë në politikë i varfër për t’u pasuruar si shumë të tjerë në mënyrë të dyshimtë, për të treguar se korrupsioni nuk është në kulturën e kreut të Mundësisë.

Postimi i plotë i Berat Buzhalës:

I vetmi politikan ne Shqiperi, qe me binde me shku te kutia e votimit me ia dhane voten eshte Agron Shehaj, edhe ate per disa arsye:

1. Eshte i qendres se djathte, sikur me fjale ashtu edhe me vepra;

2. Nuk hyri ne politike i varfer, per t’u pasuruar nder vite ne menyre te dyshimte, sic eshte rasti me shumeeeee te tjere;

3. Nuk po provon te rritet me politika populliste, por me pikepamje realiste mbi funksionimin e tregut te lire dhe ekonomise;

4. Agron Shehaj eshte i djathte i shekullit 21, kurse 80 vjecare Sali Berisha as nuk ka lidhje me te djathten, as me ideologjine, ate e mban ne kembe vec inati;

5. Shqiptaret kane nevoje per ndryshim, kurse asnje ndryshim nuk mund te quhet i tille duke e rikthy ne pushtet per heren e trete Berishen, tash ne nje forme antiëoke. Kjo eshte hajgare.

6. Agron Shehaj, nuk e di a per fatin e tij te keq a per fatin e tij te mire, me asgje nuk ngjason me politikanet e tjere shqiptare. Nuk e di a jane te gatshem shqiptaret per te. Nuk e di a e kane kete fat shqiptaret.

7. Shqiptaret fatkeqesisht, andej e kendej kufirit, jane te prirur per polarizim, e jo per zgjidhje, per politika partizane e jo per te ardhme me te mire.

Advertisement