Connect with us

Pinknews

Berberi i VIP-ave zbulon çmimet: 500 euro për një qethje

I ftuar në emisionin “Goodmorninga Albanians”, në Euronews, këtë të martë, ishte berberi i njohur nga Kosova, Riza Bajrami, i cili bëri me dije çmimet që paguajnë klientët VIP që marrin shërbime në sallonin e tij.

Bajrami tha se ka klientë të cilët kanë paguar 500 euro për një qethje, por dhe më shumë.

Sipas tij çmimet në salon nuk janë fikse dhe se ata nuk i obligojnë klientët që të paguajnë një shumë të caktuar.

“Të them të drejtën çmimet që janë momentalisht të ekspozuar në media janë prej qytetarëve që kanë ardhur te ne dhe kanë paguar. Mirëpo ne jemi sallon ekskluziv dhe nuk ka çmime të sakta. Ka klientë që kanë paguar për një qethje 500 euro, 300, 200, varet. Nuk është diçka që ne obligojmë klientët tanë të paguajnë këtë shumë.

Ka shumë klienta që kanë paguar dhe mbi 500. Ka klienta që vijnë nga Tirana, Prishtina dhe krejt trevat shqiptare. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu ku jemi dhe nuk është se i obligojmë klientëve një shumë të caktuar. Ata që vijnë te ne e dinë pse paguhet aq”, tha Bajrami.

Advertisement