Connect with us

Aktualitet

Berisha: Ahmetaj e pranoi se Edi Rama drejton një organizatë kriminale

Duke komentuar intervistë e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se, ai faktoi se Rama drejton një organizatë kriminale që quhet qeveri.

Për kryedemokratin, 20 Shkurti është dita e revoltës.

“A e dini ju miq që Shqipëria është sot i vetmi vend në botë, në të cilin 60 përqind e të arrestuarve janë në paraburgim pa dënim?

Se nuk ka prokurorë, se nuk ka gjykatës për të shqyrtuar dosjet e tyre. Se policët i arrestojnë me të padrejtë. Se gjykatësit japin vendime partiake.

Janë pra 60 përqind e atyre që sot vuajnë sot në qeli, të padënuar. Me Kushtetutë, janë të pafajshëm.

Advertisement