Connect with us

Politike

Berisha akuza të forta: Të gjithë e dinin se Rama ka vjedhur pronat

Kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar se nga Borshi në Gjorm, të gjithë e dinin se Rama ka vjedhur pronat. Berisha gjatë konferencës për mediat, tha se dosja ka tre vjet që mbahet në sirtar nga Sadushi.

“A e dëgjove ti? Ata e dinin shumë mirë që familja Koleka kanë pasur gjithsej vetëm tre derra dhe pesë dhi. E kanë me dokumente. Ka shkruar Spiro Koleka që nuk kanë pasur asnjë tokë. Ku e gjetën tokën këta? Asnjë, gjithçka është tokë e manastirit dhe tokë publike, e marrë me dokumente të falsifikuara. Do shihen gjërat. Dosja ka tre vjet që mbahet në sirtar nga Sadushi. Nuk e nxjerr dot. Po dosja do dalë se nuk vidhet aty. Ata e dinin të gjithë që është vjedhje. Nga Borshi gjer në Gjorm, e kishin shumë të qartë se është vjedhje,” tha Berisha.

Advertisement