Connect with us

Politike

Berisha: Alibeaj ka marrë shpërblim 220 mijë euro nga Rama

Sali Berisha thotë se Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj janë të përjashtuar përfundimisht nga PD. I pyetur për dorëheqjen e Alibeajt, Berisha tha se ai i shërbeu Ramës e se ka marrë nga ky i fundit 220 mijë euro.

‘Dy persona janë të larguar në mënyrë përfundimtare nga PD. Njëri është Lul Brava, tjetri është Alibasha që mori vetëm sot shpërblim nga Edi Rama, 220 mijë euro. PD është e hapur për të gjithë të tjerët për debat, për negociata, për çfarë të dëshirojnë. Por dy persona, pengje të Edi Ramës, u përdorën në mënyrën më të pamëshirshme për të goditur opozitën shqiptare. Përsa i përket atij rezultati, unë u bëj thirrje t’i lexoni rezultatet me realizëm.

PD-së iu mohua logoja, PD-së iu mohua kryetari i koalicionit. E di si e bëri Edi Rama? Kur ringu ishte përgatitur për ndeshjen, me mekanizma alla-Putin, shpalli veten fitimtar duke mos lejuar kundërshtarin të futet në ring. Por ajo nuk është fitore? Ajo është tmerr-fitore! Sepse pasojat sigurisht që ishin për PD-në, por më të rënda qenë për atë. Se ai parashikoi jo vetëm që ajo të ishte një kolpo asgjësuese, përfundimtare. Por në fakt u përball me të kundërtën.

Me të gjithë aktet e tij kriminale, 510 mijë shqiptarë u ngritën mbi të gjitha dhe i thanë se opozita shqiptare është e pamposhtur. Unë jam këtu për të thënë se këto zgjedhje janë një farsë elektorale e paprecedent. Unë kam besim të plotë se shqiptarët do t’i japin përgjigjen e merituar. Ne jemi zotuar se do mbrojmë votën. Është gjë e paimagjinueshme kjo që bëjnë mediat, të cilat përpiqen të bindin shqiptarët se nuk është përgjegjës hajduti, por viktima. Ky është një akt amoraliteti. Por ne qëndrojmë, ja ku jemi përditë në mbrojte të votës.’- tha Berisha.

Në përditësim…

Advertisement