Politike
Berisha: Alibeaj, mos u bëj zëdhënës i Bashës
Berisha zbulon se çfarë u kërkoi dje aleatëve! I drejtohet Alibeajt: Mos u bëj zëdhënës i Bashës
Jashtë selisë së Kuvendit, Sali Berisha ka deklaruar se çdo deputet i cili dëshiron që të kandidojë në zgjedhjet vendore është i ftuar të kandidojë. Berisha tha se u ka kërkuar aleatëve që të bëjnë listat dhe të votohet në pavarësi të plotës.
‘Po ecim drejt një kandidati të vetëm. Falenderoj të gjithë aleatët për qëllimet e tyre pozitive që opozita për paraqitet në këto zgjedhje me një kandidat të vetëm. Unë do takoj të gjitha forcat politike. Të shkohet në këtë zgjedhje me një front të vërtetë të shpëtimit të Shqipërisë nga regjimi monark i Edi Ramës. Çdo deputet është i ftuar të kandidojë po të dojë dhe të inkurajojë të tjerë që të kandidojnë. Ju garantoj se kryesia përveç rasteve më të jashtëzakonshme nuk do të bëj përzgjedhje eliminuese. Ne kemi premtuar ndryshimin. Çdo deputet që dëshiron të kandidojë është i ftuar të kandidojë. Çdo deputet që kërkon të shohë çdo demokrat dhe demokratë ta inkurajojë. Paloka po merret intesivisht. Janë të hapura të gjitha dyert. Ne duhet të shpejtojmë në zgjedhje në garë. Nuk është një garë që e drejton lidershipi i PD, është një garë që e përcaktojnë primaret. Formë më demokratike dhe civile sesa forma e një gare të hapur nuk mund të ofrojë kush. Ne u zotuam para qytetarëve shqiptar se do të sjellim ndryshim. Do votojnë edhe simpatizantët në këto primare. U kërkova partive aleate që të bëjnë listat dhe të votohet në pavarësi të plotë. Gjersa gjithçka është e hapur. Lulzim Basha është i izoluar. Alibeaj është tjetër punë. Alibeaj mos të bëhet zëdhënës i Bashës. Deputetët e Alibeajt nuk janë palë dhe padia është e paligjshme.’- u shpreh Berisha.