Politike
Berisha: Alibeaj zbatoi si mjeran urdhërin e Ramës
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar Enkelejd Alibeajn si “zbatues të urdhrave” të Edi Ramës, pasi përjashtoi nga grupi parlamentar 4 deputetë të Partisë Demokratike. Në një prononcim për mediat jashtë selisë blu, Berisha tha se Alibeaj me këtë vendim ka shkelmuar dinjitetin e tij dhe sipas tij, ka provuar se është shërbëtor i kryeministrit Edi Rama.
“Sepse jam marrë me probleme të tjera sot. Zbatoi si mjeran një urdhër të Edi Ramës, i keqpërdorur në shkallëm më ekstreme të Edi Ramës. Zbatoi urdhërin dhe shkelmoi edhe më shumë mbi dinjitetin. E ardhmja e PD do të jetë një grup kompativ dhe do të mbrojë me gjithë potencialin e tij, interesat e qytetarëve dhe do të bëjë çdo gjë për të shumëfishuar kontrollet. E shihni se kjo qeveri nuk ka se ku ta kapësh më parë. Rasti i Alda Klosit mund të jetë secila nga ministrat, vetë Edi Rama, vetë emra të tjerë se nuk ia ashtu…Vjen zonja me një apartament, fillon ndërtimin, lumturon dhe të tjerë përreth saj. Ka një shpërthim llumi në mënyrën më të paimagjinueshme dhe të pakonceptueshme. Kurrë një qeveri nuk i lejon vetes abuzime në këtë shkallë. Emri i Alda Klosit më është dërguar nga qytetari digjital. Nuk po e bënin publik emrin e saj, këta kudo që t’i prekësh para të vjedhura nxjerrin. Salianji? Unë do të pranoj vullnetin e deputetëve të PD. Por ja pra unë u ndala në detyrat e mëdha që kanë. E morët vesh skandlain e fundit të Veliajt. Kjo është…nuk ndodh. Hap tenderin për të marrë vetë paratë. Mos kujtoni se është rast i izoluar. Do mësoni shumë për këtë person që nuk ka të ngopur. Ai është një episod. Iu garantoj se ajo Bashki noton në episode të tilla,”-tha Sali Berisha.