Connect with us

Politike

Berisha bllokon foltoren: Mafia dhe mamuthët po vjedhin Portin e Durrësit

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme në orën 10:00 në një seancë që pritet të jetë e ‘nxehtë’ dhe e deminuar nga debatet e forta. • Partia Demokratike ka thërritur në interpelancë kryeministrin Edi Rama për situatën e përmbytjeve në vend. • Në rend të ditës do të jenë miratimi i buxhetit 2023, paketa fiskale dhe marrëveshja për Portin e Durrësit. • Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha ka dorëzuar ditën e djeshme në sekretarinë e Kuvendit 23 amendamente që përmbajnë propozime për heqjen e TVSH-së për produktete shportes, heqjen e akcizës së birrës apo dyfishim të fondit për ndihmën ekonomik

Vasili: Ky votim është i paligjshëm, mos u çmendni në këtë farë pike

Tensione në Kuvend/ Berisha bllokon foltoren: Mafia e bitcoinsave dhe

Petrit Vasili

Vasili: Ky votim është i paligjshëm, nuk mund të ndryshoni rendin e ditës. Hë re pusho ti. Nuk është ndryshuar rendi i ditës. Mos u çmendni në këtë farë pike.

LAJM I FUNDIT/ Rrëzohet kërkesa e Berishës, nuk ka 6 orë debat për Portin e Durrësit

Tensione në Kuvend/ Berisha bllokon foltoren: Mafia e bitcoinsave dhe

Kuvend

Nuk mumnd të flisni më, nuk mund të marrësh për replikë, jo pra

Flet nga vendi

Nuk mund të marrësh, o zoti Berisha ju lutem, lexoni rregulloren e Kuvendit

Flet nga vendi

Dhatë argumentat pro, dha ato kundër, tani kalojmë në votim. Kush është pro për të vijuar me 6 orë debatin e Durrësit. 71 vota pro. Kush është kundër? Nuk pranohet, vijohet me seancën. Ju lutem mos bëni viktimën kot tani…

LAJM I FUNDIT/ Tensionohet situata në Kuvend, Berisha me të tijët bllokojnë foltoren, Rama ul kokën

Tensione në Kuvend/ Berisha bllokon foltoren: Mafia e bitcoinsave dhe

TIRANE- Situata në Kuvend është tensionuar pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Demokratike për ti shtuar kohën e fjalës kryetarit të PD, Sali Berisha. Berisha kërkoi fjalën për replikë me kreun e grupit të PS, Taulant Balla, por PS e rrëzoi kërkesën. “Nuk mund të flisni, mos bëni viktimën”, tha kryeparlamentarja Lindita Nikolla. Ndërkohë që në këtë moment, deputetët e PD kanë bllokuar foltoren dhe Berisha ka nisur të mbajë fjalën live në rrjetet sociale. Kryeministri Edi Rama ndodhet në sallë dhe gjatë kohës që ka folur kryetari i PD, ka zgjedhur të ulë kokën dhe të mos reagojë./Dosja.al

Balla i përgjigjet Berishës: Nongrata nuk mund të vi këtu e të bej pis çdo gjë, Porti i Durrësit është investimi më i mirë në 30 vite

Tensione në Kuvend/ Berisha bllokon foltoren: Mafia e bitcoinsave dhe

Taulant Balla

Deputeti që sapo foli foli me minuta të plota. të ankohesh se stë jepet kohë në Kuvend dhe të fjalësh për 7 minuta është sa qesharake aq edhe tallëse. Duhet që t’i jepet fund kësaj tragjedie, që një nongrata të vi këtu dhe të bëj pis sa i jepet mundësia. Vendimarrja për të përcaktuar kohë me debat është e konferencës së kryetarëve. Mos u mërzisni, se mezi e kemi pritur këtë debat. Kjo është një prej gjërave të mira, ky është investimi më i rëndësishëm i 30 viteve të kaluara e 30 viteve që do të vijnë. Pika të vjen më pas është më e rëndësishme. Ka të bëj me një kërkesë të Kuvendit, për situatën në veri dhe ajo kalon automatikisht në vend të parë dhe më pas kalojmë për Portin e Durrësit.

“Thirrini ndërgjegjes”, Berisha ngre tonet në Kuvend: Edi Rama, do të përfundosh te Porti i Marinës, s’ka burg që të mban

Tensione në Kuvend/ Berisha bllokon foltoren: Mafia e bitcoinsave dhe

Sali Berisha

TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha iu kërkoi deputetëve të Kuvendit që të mos votojnë marrëveshjen për Portin e Durrësit. Në Kuvend, Berisha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të tërheqë marrëveshjen që sipas tij shkel ligjin dhe Marrëveshjen për Stabilizim Asociim ndërsa i tha se nëse marrëveshja kalon, atëherë e pret burgu.

Sali Berisha: Thirrini ndërgjegjes nëse keni, hidheni poshtë këtë marrëveshje. Kjo marrëveshje shkel me të dyja këmbët MSA dhe Kushtetutën tonë, pasuron Edi Ramën dhe klanin e tij. Kjo marrëveshje shpall kompani sigurimi kompaninë në Dubai, nuk respekton asnjë ligj apo marrëveshje. Edi Rama, i bindur të jesh se te Porti i Marinës do të përfundosh dhe nuk do të dalësh kurrë prej tij. S’ka burg që të mban. Ndërsa ti zonjë që ndan buxhetet në kategorinë e parë dhe të dy, unë e kuptoj kohën por ti je e vetmja në botë që në urdhërat e një vasali ndan parlamentin në këtë mënyrë. Kjo do të marrë fund, ju garantojë./Dosja.al

Porti i Durrësit/ Berisha: Mafia e bitcoinsave është bërë bashkë me qeverinë, Amant Josifi ka mbrojtjen e Ramës

Tensione në Kuvend/ Berisha bllokon foltoren: Mafia e bitcoinsave dhe

Sali Berisha

TIRANË– Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se pjesë të Portit të Durrësit ka bërë dhe grupin që ai e quan m’mafia e bitcoinsave’. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se Amant Josifi, ka marrë mbështetjen e qeverisë dhe ndaj e ushtron këtë veprimtari. Berisha shtoi se në Portin e Durrësit do investohen 2 miliardë euro që do dalin nga taksat e shqiptarëve. Këto para, sipas tij, do të shijohen nga ata që i quan ‘mamuthë’, referuar qeveritarëve, miqve të tyre biznesmenë dhe atyre të Lindjes së Mesme.

“Sot ky port asgjësohet me gjithë qindra e qindra milionë euro investime në këtë port. Kapaciteti i tij është aktualisht 8 milion ton mall përpunim dhe ka arritur ne 4.8 milion. Pozicioni I tij në shekuj dhe mijëvjeçarë është përcaktuar më i përshtstshmi për trojet arbnore. Për qytetarët e Durrësit ka qenë vendi ku kanë siguruar kafshatën. Sot klani Rama merr përsipër të përvetësojë 200 mijë metër katrorë. Para të pista, të zeza, e kuptoni tregtinë që bëhet me bitcoin, që kjo është kuleta më e madhe e bitcoin në Evropë. E dini ju me sa urgjencë erdhi këtu ligji i bitcoinit. Pyesi pak se ç’po ndodh me të? Deri tani janë vjedhur 2.2 miliard euro, çfarë kujtoni ju se Amant Josif do të mund ta zhvillonte këtë veprimtari pa mbrojtjen politike të Edi Ramës, call centerat janë nën hetime, ndërsa këta të bitcoin kanë mbrojtje politike. 12 mijë e 600 apartamente atje, do mblidhen këtu mamuthët e Shqipërisë dhe Lindjes së Mesme, do kenë dhe jahtet për karshi, kurse shqiptarët, popull gomonesh. Ose do jenë shërbëtorët e tyre, ose do ikin. E dini ju që kushton 2 miliard euro, nga do dalin, nga të varfrit shqiptarë,”- tha Berisha ndër të tjera. 

“Plaçkitje e pashembulltë”, Berisha në Kuvend: Klani Rama po vjedh pronën më të madhe publike, shihni ç’ndodhi në Beograd me mafian Kariç

Tensione në Kuvend/ Berisha bllokon foltoren: Mafia e bitcoinsave dhe

Sali Berisha

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se janë duke bërë një vjedhje të pashembulltë me marrëveshjen për Portin e Durrësit. Në fjalën e sotme në Kuvend, Berisha e nisi fjalimin në foltore duke thënë se marrëveshja mes kryeministrit Edi Rama dhe investitorit arab, Mohammed Alabbar asnjëherë nuk do të zbulohet.

Sali Berisha: Prona publike më e madhe sot po vidhet. Prona më e madhe që kanë shqiptarët sot. Në këtë akt të kësaj megafere kërkohet të kufizohet me çdo kusht fjala e deputetëve të Parlamentit. Sigurisht që me marrëveshjen që votuat në 2020 dhe atë me procedurë të përshpejtuar për bashkëpunim me Emiratet, në kundërshtim me Kushtetutën dhe MSA i krijuat grupit të Edi Ramës, të gjitha favoret dhe avantazhet dhe garancitë ligjore për këtë plaçkitje të pashembulltë. Sot, ju kërkoni të varrosni Portin shekullor të Durrësit si pronë publike të shqiptarëve dhe ta shndërroni këtë në pronë të tyre. 4 miliard euro investim në Beograd përfundoi në ato që i mori mafia Kariç. Klani Rama me 60% të aksioneve, çfarë ka Alabbar dhe Rama nuk do e marrim vesh ndonjëherë, por ky klan u përvetëson shqiptarëve 200 mijë metër katrorë tokë në pjesën më të rëndësishme të Durrësit. /NTV.AL

Advertisement