Connect with us

Politike

Berisha dënon mungesën e ujit në Tiranë: Zyrtarët në pishina, qytetarët s’kanë ujë as për të larë duart

Kreu i PD, Sali Berisha, në një postim në rrjetin social Facebook, u shpreh se cinizmi i pushtetit lokal ka arritur kulmin, ndërsa banorët e Tiranës vuajnë për ujin e pijshëm.

Ai dënoi me forcë neglizhencën e punonjësve të ujësjellësit dhe publikoi një mesazh shqetësues nga një qytetar i zonës së Komunës së Parisit, ku mungesa e ujit ka zgjatur mbi 24 orë, ndërkohë që, sipas tij, zyrtarët e bashkisë “shijojnë pishinat”, ndërsa qytetarët nuk lajnë dot as duart.

Postimi:

‘Udhëheqësit’ e bashkisë në pishina, banorët nuk lajnë dot duart.
Dënoj me forcë cinizmin e punonjësve të ujësjellesit!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Mirëmbrëma doktor. U bene 24 ore te Komuna e Parisit qe nuk ka uje. Nje difekt i konstatuar nga banoret, per ndermarjen e ujesjellesit, eshte thjesht nje çarje tubi. Sot e verifikuan, neser do bejne foto, e nuk fillojne riparimin. 5000 mjie punonjes e nuk sjellin asnje per te rregulluar defektin. “Udhëheqsit” e bashkisë kanë pishina… e banorët nuk lajnë dot duart qe dje në darkë. Askush nuk reagon nga ujesjellsi. Presin diten se natën kanë ahengje. Të lutem bëje publike.

Advertisement