Connect with us

Politike

‘Berisha, diktatori i fundit’/ I moshuari-Ramës: Votat nuk ua ka dhënë Shkodra

Një i moshuar ka marrë fjalën në turin e falenderimeve të Kryeministrit Edi Rama në Shkodër. Gjatë fjalës së tij, ai ka deklaruar se uron që Shkodra të jetë krenare me punën e tyre. Po ashtu ai ka theksuar se ka qenë i burgosur politik, ndërkohë që ka deklaruar se Berisha ka qenë diktatori i fundit në vend.

“Uroj që Shkodra të jetë krenare me punën tuaj. Lëxoj një parrullë ‘Shkodra falemners’. Mos mendoni se votat ua ka dhënë Shkodra. Shkodrës ju do të jeni në nevojë e komunistit të fundit që çoi Shkodra Sali Berisha. Pas 30 e ca vitesh që ishte i ndryshkur e nxori në pushtet e i dha bashkinë Shkodrës. Ai ishte diktatori i fundit. Prej Sali Berishës jam sot. Prej Shkodrës ku u rrita, prej Shkodrës krenare, unë jam i perekutuar politik. Unë kam qenë në burgjet e Shqipërisë. Edhe unë mbetem dëshmitar që për bashkinë e Shkodrës ke bërë një punë cilësore. Unë nuk jam anëtar i asnjë partie, por ju lutem, kombi shqiptar meriton të jetë me të gjitha bashkitë,” tha i moshuari.

Advertisement