Politike
Berisha do mbyllë tunelin e Llogarasë/ Kreu i PD: Shpëtojmë restorantet në park

Sali Berisha shkoi ne Vlore me kryepremtimin se pas 11 majit, do i vendose shiritat tunelit te Llogarase.
Ai paralajmeroi, se nese vjen ne pushtet pas 11 majit, qytetaret dhe turistet, ne pushimet e veres, ta harrojne te kalojne nga tuneli, por do i rikthehen Qafes se Llogarase per te kapur bregdetin e jugut.
“Çfarë bëri ai? A e dini ju o miq se me tunelin e Llogarasë ia mbylli sytë qafës më të bukur që ka Shqipëria
I garantoj se ajo do korrigjohet dhe se unë kam respektin më të madh për ato investime që kanë bërë. Investimet në parkun e Llogarasë janë më të bukurat, ndër më të mirat dhe askush nuk ka të drejtë që të bëjë atë që po bën Edi Rama.”
Tuneli i Llogarase, shkurtoi distancen drejt bregdetit, nga 30 ne 7 minuta nga Dukati ne Palase, por per doktorin, turistet duhet te dalin xhiro nga kthesat e Llogarase.
Ai nuk u ndal me kaq. Nje tjeter projekt, qe premtoi se do ta anuloje eshte ai i ujesjellesit te Himares.
“Shikoni miq çfarë bëjnë. Janë 36 fshatra në Lumin e Vlorës dhe përreth dhe shkojnë tani t’ua marrin ujin, t’i kthejnë në shkretëtirë. Kurrë nuk do merret uji i tyre. Dhe unë paralajmëroj Edi Ramën, hiq dorë se në mënyrë absolute, 1 litër ujë prej tyre nuk do marrësh dot. Merre me pompa, mbushi pompat dhe dërgoji.”
Per te justifikuar kercenimet ndaj grupeve kriminale, rivale te kandidateve qe ka strehuar ne listen e tij, doktori paralajmeroi se ndaj Suel Celes dhe te tjereve do te kopjoje dekretin “Trump”.
“Dhe ua them këtu, se një qime u ndan edhe tani. Donald Trump dekretoi shpalljen grupe terroriste të karteleve të drogës.
Ndaj dhe u them bandave nga Shkodra deri në Gjirokastër e kudo që janë, mos guxoni të frikësoni qytetarët se ju jap fjalën e nderit, do shpalleni terroristë ndërkombëtarë”.

