Politike
Berisha drejtues i ‘Bashkë Fitojmë’? KAS pritet të marrë vendimin
Partia e Lirisë, si drejtuese e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ka depozituar në KAS kërkesën për regjistrimin e emrit të Sali Berishës si drejtues i koalicionit.
“Në emër të koalicionit “Bashkë fitojmë”, si edhe të partive përbërëse të tij, ju informoj për efekt të pasqyrimit korrekt të të dhënave të koalicionit, në fletën e votimit sipas parashikimeve të nenit, 98 të Kodit zgjedhor, se drejtues i koalicionit është deputeti Sali Berisha”, thuhet në shkresën që mban firmën e përfaqësuesit të PL, Endrit Braimllari.
Pas kërkesës së PL për të vendosur Berishën si drejtues të koalicionit, pritet vendimi i KAS.
Ndërkohë KAS tërhiqet për 20 minuta për të marrë vendim mbi kërkesën e PL.